Të fundit

Vdes 71-vjeçari në Spitalin e Pejës, ishte i dënuar për vrasje të rëndë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Spitalin e Pejës ka vdekur 71-vjeçari me inicialet S.L/ i cili ishte i dënuar për veprën penale “Vrasje të rëndë”.

Në njoftim bëhet e ditur se 71-vjeçari ka qenë i hospitalizuar në në Stacionarin e Burgut të Qendrës Korrektuese Dubravë, ku po trajtohej për sëmundje të shumta, mirëpo i njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës për shkak të komplikimit të gjendjes shëndetësore.

“Kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasoje e metastazave tumorale, të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinae, si dhe komplikime të tjera, të cilat i kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi. Si pasojë e kësaj, dy javët e fundit ka qenë i shtrirë nën kujdesin e vazhdueshëm në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, shkruhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci