Një shqiptar, shtetas i Maqedonisë Veriore ka raportuar se derisa ishte brenda veturës së tij tre persona të panjohur i kanë thyer xhamin dhe e kanë sulmuar fizikisht si dhe ia kanë marr një telefon “Iphone 11”, kuletën brenda së cilës kishte para dhe dokumentet personale.
Ai po ashtu ka raportuar në Polici se të njëjtit kanë ikur në drejtim të panjohur.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:41, në Mitrovicë.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
