Të fundit

Punonjësit e kulturës në Paris bllokojnë hyrjet e Muzeut të Luvrit

Punonjësit e sektorit të kulturës në kryeqytetin francez, Paris, organizuan një demonstratë duke bllokuar hyrjen e Muzeut të Luvrit në përgjigje të reformës së diskutueshme të pensioneve.

Në pamjet e publikuara në mediat franceze, mund të shihen se si punonjësit e sektorit kulturës brenda Konfederatës së Përgjithshme të Punës (CGT) u mblodhën para piramidës prej xhami dhe metali në oborrin e muzeut me flamujt e sindikatës në duar.

Turma, e cila bllokoi hyrjet duke ecur para dyerve të muzeut, mbanin pankarta me mbishkrime si “Dalje në pension në moshën 60 vjeç. Puno më pak për të jetuar më gjatë” dhe “Nuk do të tërhiqemi”.

Në Francë vazhdojnë protestat që shpërthyen më 16 mars pas vendimit të qeverisë për miratimin e projektligjit që rrit 2 vjet moshën e daljes në pension, pa votim në parlament. Në shumë vende të Francës vazhdon dhuna mes protestuesve dhe policisë të cilët kanë ndërhyrë dhunshëm në protesta. Më shumë se 1.000 njerëz janë arrestuar në protestat në të gjithë vendin që nga 16 marsi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci