Të fundit

Mblidhen drejtuesit e klubeve të Superligës, kërkojnë licencimin e FFK-së

Licencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës vazhdon të jetë shqetësim shumë serioz për klubet e Superligës së Kosovës të cilët për shkak të ngërçit në këtë proces po i bartin pasojat e mos përfitimit të të hyrave nga sponsorët.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe më tutje nuk i ka dhënë fund këtij procesi duke kërkuar plotësimin edhe të disa kushteve të tjera nga ana e FFK-së, siç është edhe dokumentacioni i plotë i të gjitha klubeve me statusin e tyre.

Sot, drejtuesit e disa prej klubeve të Superligës, janë duke e zhvilluar një takim në ambienteve e federatës ku po diskutojnë për hapat që mund t’i ndërmarrin në mënyrë që FFK të licencohet sa më shpejtë.

KosovaPress mëson se ata do të kërkojnë një takim me Ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku për të diskutuar me të mbi arsyet që po e pengojnë përfundimin e licencimit.

Tash e disa javë drejtuesit e klubeve të Superligës janë duke potencuar se mos licencimi i FFK-së është duke i futur ata në një krizë të thellë financiare.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci