Njëri ndër organizatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismajl Tasholli, para mijëra të pranishmëve në sheshet e Prishtinës, ka deklaruar se marshi i sotëm është në mbrojtje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se historia nuk mund të rishkruhet, teksa falënderoi qytetarët që iu bashkuan thirrjes së tyre, transmeton Paparaci.
“Ne, si komb, njëzëri, bashkë, marshojmë kundër ndryshimit të historisë. Marshojmë për drejtësi. Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi fillojnë nesër betejën e radhës. Betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Si gjithmonë, do të na kthehen fitimtarë e faqebardhë”.
“Unë sikurse moshatarët e mi, e kam ndjerë në palcë pabarazinë, mbylljen e shkollave e dëbimin nga shtëpia. E ushtari i UÇK-së, e kishte marrë trajtën e një superheroi magjik. Luftëtarit së të mirit, të cilët kanë qenë të shumët. E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh është e vërteta e shtetit të Kosovës. Për historinë që nuk mund të rishkruhet. Unë ju falënderoj nga zemra që u jeni bashkuar thirrjes sonë, UÇK është vlera jonë”, tha Tasholli.
