Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj ka shkruar në rrjetin social në facebook për marshin për drejtësi.
Ai tha se gjithë Kosova është në këmbë për drejtësi dhe liri.
“Gjithë Kosova në këmbë për drejtësi dhe liri. Liria është e plotë kur çlirimtarët janë të lirë”, shkroi Haradinaj.
Në “Marshin për Drejtësi”, qytetarëve iu drejtuan kryesisht figura të papërfshira në skenën politike, si Bajram Qerkini, Fahrije Hoti dhe familjarë të tjerë të personave të pagjetur. Po ashtu, të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi njoftoi se Thaçi me ish-krerët e tjerë të UÇK-së po i ndiqnin drejtpërdrejtë nga Haga.
Kjo ngjarje u shënua pa ndonjë incident.
Policia ka njoftuar se marshi i sotëm “Liria ka emër”, ku u mblodhën mijëra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ka përfunduar i qetë.
