Të fundit

Vuçeviq: Nuk kam pritje të mëdha nga gjykimi i liderëve të UÇK-së

Ministri serb i mbrojtjes dhe një prej shërbëtorëve më besnik të Vuçiqit, Millosh Vuçeviq, ka thënë se “nuk ka pritje të mëdha” nga gjykimi në Hagë ndaj liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vuçeviq ka deklaruar për televizionin serb B92 se është parë “si ka shkuar (gjykimi) apo si ndodhi kur disa liderë të tjerë shqiptarë u sollën para gjykatave”.

“Praktikisht ata kanë përdorur njëfarë “lavatriçe” për të larë apo pastruar biografitë e tyre dhe për t’i kthyer si të pafajshëm të dëshmuar, në skenën politike apo në jetën publike të Kosovës”, ankohet Vuçeviq, transmeton Paparaci.

Ai thotë se “beson në drejtësi” dhe beson se “dora e drejtësisë” do të arrijë të gjithë ata që kanë kryer “krime të tmerrshme”.

“Shpresoj që populli ynë të mos harrojë atë që ndodhi, jo që të adhurohet dikush apo që të dëshirohet diçka, por që të kuptojmë dhimbjen dhe vuajtjet e familjeve të atyre që u zhdukën, atyre anëtarët e të cilëve u vranë dhe të mos lejojmë kurrë më që të përsëritet diçka të ngjashme”, si dhe “edhe ne si pjesëtarë të popullit serb duhet ta kuptojmë dhimbjen dhe vuajtjen që “ndoshta” disa pjesëtarë të popullit tonë ua kanë shkaktuar njerëzve dhe kombeve të tjerë”, ka pretenduar Vuçeviq, duke u përpjekur që në ndonjë mënyrë t’i mangjinalizojë krimet e luftës dhe gjenocidin që kanë kryer serbët në Kosovë, duke lënë të nënkuptohet se “krime gjatë luftës në Kosovë janë bërë nga të dyja palët”./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci