Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, ka deklaruar se në një video të postuar më parë, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava pohon se në janar të vitit 1999 ia ka dhënë atij 50 mijë marka gjermane për UÇK-në.
Pra, bazuar në këto dëshmi të publikuara nga vetë Xhelili, del se BIK-u e ka ndihmuar UÇK-në tri raste të ndara me plotë 82 mijë marka gjermane, transmeton Paparaci.
Po ashtu, ai tregoi se gjatë luftës ka pas relacion të afërt me Tërnavën dhe me të ndjerin Dr. Rexhep Boja, kryetarin e atëhershëm të BIK-ut.
“Udhëheqja e BIK-ut na ka ndihmuar në vazhdimësi. Z.Naim Tërnava edhe në dy raste tjera më ka dhanë të holla, një herë 27.000DM dhe një herë 5.000 DM”, shkroi ai në Facebook, teksa publikoi disa dokumente që dëshmojnë një gjë të tillë.
” Këto mjete financiare kanë qenë shumë domethanëse e në kohë shumë të rëndësishme për UÇK-në, për çka kam qenë dhe jam shumë falëmnderues për udhëheqjen e BIK-ut dhe z.Naim Tërnaven! Gjeni të postuara edhe dëshmitë e asaj kohe”, shkroi Xhelili.
