Të fundit

Ballkani befasohet në Suharekë, Drita mbetet në pozitën e parë

Skuadra e Malishevës e ka befasuar Ballkanin në Malishevë, duke marrë një pikë të vlefshme në fundin e takimit. Me barazim është ndalë edhe skuadra e Dritës, por Intelektualët vazhdojnë të mbesin në pozitën e parë në tabelë.

Ballkani zhbllokoi rezultatin në minutën e 60-të me golin e Van Dave Harmon, ndërsa dyfishoi më pas epërsinë me Kuç në minutën e 86-të, por Malisheva nuk u dorëzua.

Për gjashtë minuta, Malisheva shënoi dy gola duke arritur një pikë shumë të vlefshme në Suharekë.

Ronald Sobowal shënoi golin e parë për Malishevën në minutën e 88-të, kurse rezultatin e barazoi Bruqi në minutën e 94-të.

Te Drita nuk mjaftoi goli i Besnik Krasniqit. Nënkampioni aktual i Kosovës kaloi në epërsi në minutën e 12-të me golin e Krasniqit, por Fazliu i 89-shit barazoi rezultatin në minutën e 24-të.

Pas 28 xhirove në Superligën e Kosovës, Drita mbetet në pozitën e parë me 56 pikë, një pikë më shumë se Ballkani në vendin e dytë.

Javën e ardhshme Ballkani do të takohet me Drenicën, kurse Drita do të ketë punë me Dukagjinin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci