Të fundit

U takua me Millosheviqin, Limaj tregon se çka bisedoi me të

Kryetari i Nismës Socialdekomrate, Fatmir Limaj ka thënë se kishte qenë vetëm ai dhe Millosheviqi brenda ashensorit gjatë qëndrimit të tij në Hagë.

Limaj ka treguar në emisionin Pressing, se Millosheviqi e kishte pyetur se si ka kaluar në vizitë.

Tutje Limaj tregon se i kishte kërkuar që të mos i fliste duke ia kujtuar të gjitha krimet që kishte kryer në Kosovë.

“Unë isha në katin e tretë ai në katin e dytë, unë e ai së bashku në ashensor, veç na dy. Më përshëndeti, tha si kalove në vizitë, i thashë a ka mundësi mos me më fol, tha pse. I thashë arsyeja pse jemi këtu je ti, keni bërë detra me gjak , unë e di që ti i kalon lehtë, se ti i ke bërë, por unë s’jam i gatshëm me kalu atë gjak e me folë me ty. Ju jeni shkaktar i vuajtjeve, dhimbjeve. Kosova ende lëngon nga ajo që ju i keni shkaktuar dhe unë nuk jam i gatshëm më kalu atë det gjaku dhe me të fol ty. Më ka thënë okej, më ka kërkuar falje dhe më s’kemi folur, jemi parë, por më s’kemi folur”, ka thënë Limaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci