Të fundit

Nesër LVV-ja propozon zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën plenare të radhës.

Seanca që do të fillojë në ora 10:00 ka në rend të ditës shtatë pika, transmeton Paparaci.

Sipas njoftimit, në mesin e këtyre pikave është edhe propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit
  5. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
  6. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,
  7. Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci