Mesfushori kroat, Luka Modriq ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurove nga Arabia Saudite.
Sauditët vazhdojnë të shpenzojnë shumë para për të pasur një ligë më të fortë në të ardhmen dhe sipas mediave spanjolle, Modriq ka refuzuar një ofertë të pabesueshme prej 60 milionë eurosh.
Modriq është kontaktuar nga një klub saudit, emri i të cilit nuk kanë dashur të përmendin dhe i kanë ofruar 30 milionë euro për dy sezone.
Kroati e refuzoi këtë dhe dëshiron fuqimisht të vazhdojë të luajë për Real Madridin, me të cilin kontrata i skadon në verën e ardhshme.
Lojtari i kombëtares kroate dëshiron të tërhiqet duke luajtur për Real Madridin, ku u bashkua në vitin 2012.
Paga e tij në Real Madrid është rreth 10 milionë euro në vit, ndaj pranimi i ofertës nga Arabia Saudite do të ishte nënshkrimi i kontratës së përjetshme.
“Unë jam duke bërë gjithçka për të vazhduar të luaj për Realin. Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me klubin dhe kjo nuk do të ndryshojë. Ashtu si vitin e kaluar, nuk ka nxitim. Ka shumë sfida përpara nesh”, kishte deklaruar Modriq.
Pak javë më parë u shfaq informacioni se Reali i kërkoi Modriqit të mos luante më për kombëtaren kroate për të marrë një kontratë të re.
Te Reali besojnë se në moshën 38-vjeçare nuk ka mundësi të luajë për kombëtaren dhe duke qenë se është i pazëvendësueshëm te vatrenët, kjo do të thotë të paktën 180 minuta në çdo grumbullim.
