Të fundit

Raportuesja speciale për liri të shprehjes e Kombeve të Bashkuara dënon sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

Raportuesja speciale për liri të shprehjes e Kombeve të Bashkuara, Irene Khan e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla në Kosovë.

Sipas saj, kjo është një ngjarje shqetësuese ndërsa ka bërë thirrje që sulmet ndaj gazetarëve të hetohen me shpejtësi dhe në mënyrë efektive.

“Ngjarje shqetësuese. I bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të hetojnë dhe ndjekin penalisht të gjitha sulmet kundër gazetarëve me shpejtësi dhe në mënyrë efektive”, ka shkruar ajo në Twitter.

Gazetari Valon Syla është sulmuar mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Siç është bërë e ditur, ai është ndjekur nga tre persona dhe sulmi ka ndodhur para një lokali në “Bregun e diellit” në Prishtinë.

Si pasojë e sulmit fizik, Syla ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).

Një ditë më vonë është raportuar se personat e dyshuar janë arrestuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci