Të fundit

Aktorja e njohur turke ndahet me burrin e saj pas shtatë muajsh martesë

Ka zgjatur vetëm shtatë muaj martesa e çiftit të njohur turk, Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koç, të cilët nuk janë parë bashkë për kohe në publik.

Demet dhe Oguzhan, të cilët u martuan në një dasmë madhështore në Stamboll gushtin e kaluar, kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.

Çifti i njohur, i cilët u tha se kishin një krizë në lidhjen e tyre, nuk ia dolën dot pavarësisht se i dhanë një shans të dytë dashurisë së tyre, shkruan CNN Turk.


Bukuroshja 31-vjeçare dërgoi transportuesit për të marrë gjërat nga shtëpia ku jetonte me këngëtarin 37-vjeçar, dhe u transferua në shtëpinë e saj në Zekeriyakoy, ku jetonte kur ishte beqare, kështu, duke i dhënë fund plotësisht martesës së tyre 228-ditore.

“Është e vërtetë që prej një kohe nuk kemi mundur të realizojmë martesën tonë dhe kemi vendosur të divorcohemi. E dimë se ky vendim që kemi marrë në kuadrin e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë do të ndikojë edhe tek ne dhe familjet tona, ne po bëjmë çmos për ta kryer këtë proces në mënyrën më të ndjeshme, pa i mërzitur apo lodhur ata”, thanë dyshja në një deklaratë të përbashkët.

Ndërkohë, Demet e cila konsiderohet si një prej aktoreve më të famshme turke aktualisht po shijon suksesin me serialin e ri “Adim Farah” përkah aktorit Engin Akyurek./Telegrafi

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci