Të fundit

“LVV-ja ka rënie, tash në sondazhe sillet rreth 37%”

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë të martën se qytetarët e Kosovës nuk e kanë ndier akoma dorën e shtetit.

Sipas saj, kryeministri Albin Kurti ka harruar qytetarët duke lënë anash kështu sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë, raporton Paparaci.

Krasniqi shprehet se Kurti ndonëse thoshte se nuk e ka prioritet, tani po merret me temën e dialogut me Serbinë.

Ajo tregoi se kur Avdullah Hoti ishte kryeministër shkoi në Shtëpinë e Bardhë dhe arriti një marrëveshje, që brenda saj kishte njohjen nga Izraeli, teksa u shpreh e zhgënjyer nga ujdia e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një moment, ajo u shpreh se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënie pasi qytetarët po e shohin se “qeveria nuk është duke bërë asgjë për ta”.

“Nuk janë më 51%. (LVV-ja) Tash në sondazhe është 36-37%. Kanë me vazhdu me ra, duke e parë varfërinë dhe situatën”, tha ajo në T7.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci