Një grua në Gjilan ka raportuar se sa ishte duke u kthyer në shtëpi ka hipur në një veturë TAXI, ndërsa shoferi e ka dërguar në një vend të panjohur.
Kështu ka raportuar policia e Kosovës në raportin 24 orësh të ngjarjeve kriminale në Kosovë.
I dyshuari, në këtë rast, shoferi i taksisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Hetimi i rastit është iniciuar si “dhunim”.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM
Gjilan 18.04.2023-05:15.Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Paparaci.com/
