Sot janë zhvilluar ndeshjet e rradhës në kuadër të 1/16 së Kupës së Kosovës.
Drita fitoi vetëm pas vazhdimeve kundër Drenasit. “Intelektualët” arritën fitore me rezultat minimal 1:0 pas goli të Hamdi Nimanit në minutën e 96-të.
Pas vazhdimeve fitore shënoi edhe Ferizaji në ndeshjen kundër Flamurtarit, me rezultat 2:0.
Fitoren me rezultatin më të thellë e arriti Arbëria. Skuadra që vitin e kaluar bënte pjesë në Superligën e Kosovës e mposhti Vitinë me rezultat 4:0.
Edhe Keku e Dukagjini shënuan fitore. Dukagjini fitoi me rezultat 4:2 kundër Lirisë kurse Keku mposhti Trepçën me rezultat 1:0.
