Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi ka pretenduar sonte se arrestimi i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, është bërë me porosi. Krasniqi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Për këtë, ai ka drejtuar gishtin kah prokurorët. Sipas tij, këta të fundit nuk kanë ngritur asnjë aktakuzë për kohën kur ishin vendosur barrikadat në veri të vendit, por iu hodhën Krasniqit të LVV-së.
“Asnjë aktakuzë e arrestim për një muaj me 16 barrikada në veri, asnjë aktakuzë për qindra dosje të dorëzuara, e mos të flasim që deri para dy viteve ishin aty ku janë si prokurorë për të mbrojtur korrupsionin përmes aktakuzave qëllimisht të dobëta, por ju hodh sipër kryeshefit të KEK-ut nga LVV”, shkroi Rrustemi në Facebook.
“Me porosi atëherë, me porosi gjithmonë, me porositës të njëjtë”.
