Të fundit

Jeremiq: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nis të hënën

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se që nga viti 2011, në Këshillin e Evropës kërkohet një shumicë prej dy të tretash për pranimin e Kosovës, por sipas Jeremiqit procedura e pranimit për Kosovën do të nis të hënën e 24 prillit duke u bazuar në marrëveshjen franko-gjermane.

Për këtë ai ka thënë se nisja e procedurës se pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është dëshmi se zbatimi i atij planit evropian ka nisur.

“Zbatimi i mëtutjeshëm i atij plani[ evropian] duhet të ndalet derisa të shkaktohet dëm i pariparueshëm për interesat kombëtare të Serbisë dhe derisa Kosova të bëhet anëtare e OKB-së dhe e vetmja mënyrë për ta ndalur këtë është referendumi për refuzimin e marrëveshjes franko-gjermane”, ka thënë Jeremiq

Sipas Jeremiqit këtë të hënën në Strasburg do të mbahet takimi i Komitetit të Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, ku do të shqyrtohet pranimi i Kosovës në KiE.

“Aty votohet me shumicë dy të tretash dhe Kosova e ka atë shumicë pa kontest, por ka që nga viti 2011, kështu që procedura nuk ka filluar asnjëherë deri më tani. Të hënën me shumë gjasa do të bazohet në dokumentin ku thuhet qartë se bazohet në marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit”, ka deklaruar Jeremiq.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci