Një ditë më parë u zhvilluan zgjedhjet në katër komunat me shumice serbe në veri të Kosovë, por ky proces u zhvillua pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, e cila vendosi t’i bojkotojë.
Analisti Branislav Krstiç, tha për ABC News se qytetarët e thjeshtë të këtij rajoni janë “viktima” si të Beogradit ashtu dhe të Prishtinës.
Ai theksoi se personalisht nuk ka votuar, pasi nuk dëshiron të bëhet pjesë e teatrit të politikës.
“Më duket që nuk jam sigurt se sa është e kuptueshme kjo situatë, por e kam një ndjenjë se jemi aktorë të shfaqjes së lojës së politikanëve. Në këtë moment nuk kemi pasur kuptimin nga Beogradi dhe Prishtina zyrtare. Ne jemi viktima të të dyja palëve, edhe të pushtetit të Prishtinës dhe të Beogradit. As pushteti në Prishtinë as urdhrat e Beogradit nuk e ndikojnë vendimin tonë, nuk dua të jem pjesëtar i lojës së politikanëve”, tha ai.
Analisti thekson se qytetarët janë të shantazhuar nga regjimi i Beogradit dhe konkretisht nga krahu i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Jemi viktimat të dyja palët. Qytetarët janë të shantazhuar nga regjimi i Vuçiç nga Beogradit. Prishtina zyrtare nuk ka mekanizëm për ti bindur serbët për asgjë, pse erdhëm në këtë situatë? Kjo është pasojë e vendimeve të njëanshme të Prishtinës dhe Beogradit zyrtar. Nuk mendojnë për qytetarët e zakonshëm. Destabilizmin i situatës në veri nis nga Beogradi”, tha ai.
Mes tjerash, ai beson se marrëveshja e Ohrit do të sjellë paqen e munguar në pjesën e veriut.
