Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se sulmet e njëpasnjëshme të eksponentëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje kundër mediave “e demaskojnë në formën më brutale mendësinë e kësaj partie” .
Sipas saj, LVV-ja dëshiron një shoqëri “ku këta janë të vetmit që japin lajmet, ndajnë drejtësinë, protestojnë dhe njëkohësisht kur e vlerësojnë bëjnë edhe autokritikë”.
Megjithatë, ajo shprehet se një mendësi e tillë nuk kalon, transmeton Paparaci.
“Sulmet e njëpasnjëshme të eksponentëve të lartë të VV kundër mediave e demaskojnë në formën më brutale mendësinë e kësaj partie”, shkroi ajo në Facebook.
“VV don një shoqëri ku këta janë të vetmit që japin lajmet, ndajnë drejtësinë, protestojnë dhe njëkohēsisht kur e vlerësojnë bëjnë edhe autokritikë. #NukKalon”.
