Të fundit

Debat i ashpër mes Kiarës dhe opinionistëve të BBVA-së

Debate shumë të ashpra janë zhvilluar mbrëmjen e së martës në Big Brother VIP Albania.

Opinionistët e programit, Zhaklina dhe Arbri, si dhe ish-banorja e BBVA, Tea Trifoni, janë munduar të marrin një përgjigje nga Kiara rreth deklaratave të të dashurit të saj, Luizt EJllit, brenda shtëpisë.

Kjo pasi Luizi është cilësuar nga Zhaklina si hiperseksualist dhe një gjë e tillë është mbështetur nga Tea, por është kundërshtuar fuqishëm nga Kiara.

E teksa ka dështuar të japë një argument lidhur me mbrojtjen ndaj të dashurit të saj, Kiara në një moment iu është drejtuar opinionistëve duke iu thënë: “Ore çfarë keni kundër meje realisht, si brenda si jashtë”.

Në atë moment, opinionsist Arbër Hajdari ka hequr dorë nga debati duke e marrë fjalën dhe përmbyllur debatin me ironi.

“Na fal, ke 100 për qind të drejtë”, i ka thënë Hajdari moderatores, duke shkaktuar të qeshura dhe ovacione të shumta në studio.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci