Të fundit

Pochettino arrin marrëveshje me Chelsean

Mauricio Pochettino thuhet se ka arritur një marrëveshje verbale për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Chelseat.

“TalkSPORT” raporton se emërimi i Pochettino-s është afruar një hap më afër me Chelsea që shpreson të ketë një marrëveshje deri në fund të javës.

51-vjeçari argjentinas ka qenë jashtë punës menaxheriale që kur u shkarkua nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit të kaluar.

Legjenda e klubit të Chelseat, Frank Lampard pritet të mbetet në rolin e tij si menaxher i përkohshëm deri në fund të sezonit aktual me Pochettino që do të fillojë punën gjatë verës.

Bisedat e mëparshme midis Pochettino dhe drejtuesve të Chelsea u përshkruan si ‘tepër pozitive’ pasi ai u bë kandidati kryesor për këtë detyrë kur Julian Nagelsmann u tërhoq.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci