Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim ndaj një gruaje në Pejë.
“Pejë 27.04.2023 – 22:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me rekomandim të prokurorit pas intervistimit është liruar”, thuhet në njoftim të policisë.
Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.
