Një 98 vjeçar në Prishtinë është goditur për vdekje nga një veturë.
Siç raporton Gazeta Sinjali, aksidenti ka ndodhur dje në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, ku një veturë ka goditur një person të moshuar.
Thuhet se viktima ka marrë lëndime të rënda dhe i dyshuari e ka dërguar me urgjencë në Emergjencën e QKUK-së.
Tutje, theksohet se gjendja e të moshuarit është e rëndë, mirëpo ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
