Të fundit

Aksident në magjistralen Gjakovë-Prizren, vdes një motorist

Një person ndërroi jetë sot si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Lajmin e konfirmoi komandanti rajonal i trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija, i cili informoi se viktima ishte i moshës 32-33-vjeçare.

Ai bëri të ditur se aksidenti ndodhi në hyrjen për në Gjakovë.

“Një motorist i moshës 33-32 vjeçare, i cili ka qenë pa helmete e ka humb kontrollin, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethrrotullimin është rrëzuar e motor dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, tha Sahatqija.

Ai u shpreh se njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.

Sipas tij, në rrugën ku ndodhi vetaksidenti shqiptohen shumë gjoba nga Policia.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci