Të fundit

Në këto komuna u zhvillua aksioni “Subvencione”

Aksioni i Policisë së Kosovës  ku u arrestuan 31 persona është zhvilluar në tetë komuna të vendit, Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri dhe Podujevë.

Të arrestuarit dyshohen për dallavere me subvencionet. Në mesin e tyre janë edhe 12 zyrtarë dhe 19 përfitues të subvencioneve, përcjell Paparaci.

“Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë ndaluar dhe intervistuar gjithsejtë tridhjetenjë (31) persona, prej tyre dymbëdhjetë (12) zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

“Personat e ndaluar dyshohet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënie e ryshfetit”, “Mashtrim me Subvencione’’, si dhe “Falsifikim i dokumenteve””, thuhet në njoftim.

Prokuroria ende nuk i ka publikuar as inicialet e të arrestuarve, mirëpo në media janë publikuar katër zyrtarët e drejtorisë së Bujqësisë, që u arrestuan në Komunën e Istogut janë Valbona Kaliqani, Adrian Ramqaj, Jeton Sylaj dhe Granit Lubeniqi./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci