Të fundit

Cena fiton medaljen e artë, Dëbora Gjakova e pesta në Kupën Evropiane

Ekipi i juniorëve i xhudos i ka sjellë Kosovës një medalje të artë nga Kupa Evropiane e Juniorëve në Kaunas të Lituanisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Dardan Cena është stolisur me medalje të artë pas katër ndeshjeve të fituara.

Në raundin e parë Cena ishte i lirë, kurse në të dytin fitoi me Wazaari ndaj britanezit, Thomas Jackson. Në çerekfinale, Cena mposhti lituanezin Tadas Calka, kurse në gjysmëfinale mposhti britanezin tjetër, Eryk Neumann.

Cena e vazhdoi me fitore edhe në finale, duke triumfuar me Ippon kundër polakut Adam Kazimierczak, kështu duke u renditur i pari në këtë Evropian.

Në anën tjetër, Kosovën e përfaqësoi edhe Dëbora Gjakova në kategorinë deri në 63 kilogramë, ku pësoi humbje qysh në raundin e parë kundër Amelia Konfisz të Polonisë, e vazhdoi garën në repesazh.

Në ndeshjen e parë të repesazhit, Gjakova mposhti britanezen Millie Bayliss, kurse ndeshjen e dytë e fitoi kundër lituanezes Varvara Kuchar.

Për medaljen e bronztë, Gjakova humbi nga polakja Emilia Wolkowicz, kështu duke e mbyllur garën në këtë evropian në vendin e pestë.

Me këtë rast, ka reaguar edhe trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili këto suksese i konsideroi sinjale të bukura të rinjve tanë.

“Në Doha fati sishte me ne në Botëror por në veriun e Evropës të rinjtë tanë po dërgojnë sinjale të bukura!”, shkroi Kuka në “Facebook”.

Postimin e gjeni më poshtë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci