Të fundit

Voton Alibeaj: Ky është momenti për të bërë ndarjen nga e shkuara

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Enkelejd Alibeaj, ka votuar të dielën në qendrën e votimit pranë shkollës së mesme Ekonomike në njësinë numër dy në Tiranë.

Ai i ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në këto zgjedhje lokale.

“Sot askush nuk mund të rrijë e të sodisë, ka një mijë arsye që njerëzit të ngrihen, ku numri një është për të ndryshuar atë çfarë Shqipëria do të duhet të jetë nesër. Sot është dita që Shqiptarët që duhet të vijnë, sepse ky është momenti kjo është dita për të bërë një ndarje të madhe nga e shkuara”, tha ai, para gazetarëve.

“Andaj ftoj çdo shqiptar të ndershëm, çdo shqiptar me shpirt të lirë çdo shqiptar që është jashtë shantazhit, korrupsionit, joshjes që sot të ushtrojë të drejtën e votën siç zemra dhe interesi ua do. Besoj që zgjedhja është e lehtë për këdo sot”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci