Të fundit

Luizi flet për raportin që ka me Kejvinën pas daljes nga shtëpia e BBVA-së

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania 2”, Luiz Ejlli ka qenë i ftuar tek emisioni ‘Shqipëria Live’ ku ka ndarë me publikun shumë detaje që pas daljes së tij nga formati i ‘BBVIP’.

Ndër të tjera, këngëtari ka cekur edhe marrëdhëniet që ka me një pjesë të banorëve të shtëpisë, duke theksuar se komunikimet kanë qenë të pakëta.

Teksa ka përmendur se Ronaldo dhe Gent Hazizi e kanë kontaktuar, një ndër emrat që na bëri përshtypje ka qenë edhe Kejvina.

“Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre. Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë cdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni”, është shprehur Luizi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci