Të fundit

Interesim tejet i madh për bileta për finalen mes Trepçës dhe Pejës

KB Trepça përmes një komunikate në faqen zyrtare bëri të ditur se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e fundit të finales mes saj dhe KB Pejës.

Ndeshja e pestë e finales së “PlayOff-it” mes Trepçës dhe Pejës do të zhvillohet të enjten në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 20:00, raporton KosovaPress.

Interesim tejet i madh është vërejtur sot në Mitrovicë për të siguruar një biletë, ndërsa KB Trepça ka bërë të ditur se personat nën moshën 16-vjeçare nuk mund të pajisen me biletë pa prezencën e prindit, dhe se asnjë nuk mund të futet në palestër nëse nuk posedon biletë.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, shihet radhë e gjatë e njerëzve duke pritur për të siguruar një biletë, ndër ta fëmijë e ushtarë të FSK-së.

Fotot i gjeni më poshtë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci