Të fundit

Kurti bashkëbisedon më studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës, në ambientet e Fakultetit Filozofik në Prishtinë.

Kryeministri Kurti tha se ishte kënaqësi takimi sot me ta duke shprehur mirënjohjen e tij të përzemërt për Akademinë Diplomatike të Vjenës lidhur me organizimin e këtij udhëtimi studimor e i cili siç potencoi ai, na lejon të diskutojmë dhe eksplorojmë arritjet e Republikës sonë.

Para studentëve, kryeministri Kurti derisa foli për 15- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, sfidat, arritjet e sukseset, po ashtu veçoi edhe qëndrimin ambicioz të Qeverisë që ai udhëheqë ndaj reformave demokratike në të gjithë sektorët e qeverisë, veçanërisht sigurimin e një sistemi më të fortë të mirëqenies, forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen dhe përforcimin e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e minoriteteve dhe rritjen e ekonomisë.

Ky progres, theksoi ai, është njohur gjerësisht nga raporte të shumta ndërkombëtare, duke forcuar reputacionin e Kosovës si një histori suksesi në shtetin e demokracisë.

Në këtë takim të kryeministrit Kurti me studentët nga Akademia Diplomatike e Vjenës, i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci