Të fundit

Limaj lavdëron një ministër të Kurtit

Ministria e Kulturës është dikasteri që po punon më së miri në Qeverinë Kurti. Kështu vlerëson kreu i Nismas, Fatmir Limaj.

“Nëse ec, mundet me pas një ministër të Kulturës që mundet me lënë shejë. Për besë këto tjerat…”, deklaroi ai në Tëvë 1.

Limaj pati edhe një apel për ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Ministria e Mbrojtjes problem me pa se ka gjëra që ne nuk i shohim, e nuk duhet me i pa. Po ajo çka duhet me ftu ministrin e Mbrojtjes -kushtoj më shumë kujdes, mos gabo me hi në teori konspiracion, kushtoj më shumë kujdes ushtarit, se edhe atje po largohen ushtarët. Investo në ushtarin, në veshje, në kushtet teknike të ushtarit. Armët gjithë blehen, por kur nuk ka ushtarë, s’vyn as arma. Ushtarët po na largohen…edhe oficerët po largohen nag ushtria dhe kjo nuk guxon me na ndodh”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci