Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jakov Milatoviqin, pas betimit të tij si president i ri i Malit të Zi.
Ajo ka thënë se e ka përfëzuar me besimin se përgjatë mandatit të tij, siç tha ajo, marrëdhëniet tona ndërshtetërore do të thellohen edhe më tej, përcjell Klankosova.tv.
“Sot në ceremoninë inauguruese, e përgëzova Presidentin e ri të Malit të Zi, z. Jakov Milatović për detyrën, me besimin se përgjatë mandatit të tij marrëdhëniet tona ndërshtetërore do të thellohen edhe më tej. Këto marrëdhënie janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike, besimin e ndërsjellë dhe rrugëtimin e përbashkët euroatlantik. Ju priftë e mbara President Milatoviq”, ka shkruar Osmani.
