Të fundit

Shqiptari qëllon disa herë me thikë gruan e tij në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 54-vjeçar shqiptar ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit, raporton Euronews, transmeton Paparaci.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja, një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, u transportua në spital, ku iu nënshtrua një operacioni por deri më tani nuk dihen detaje për gjendjen e saj shëndetësore.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme, karabinierët e Compagnia di Gioia del Colle arrestuan bashkëshortin, e po ashtu gjetën edhe thikën që përdori për të sulmuar të shoqen.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci