Burri tridhjetenëntë vjeçar, M. J. dje është arrestuar në Sharpel, në afërsi të Jarinjës, pasi zyrtarët e Policisë së Kosovë kanë gjetur në bagazhin e tij – një mitraloz.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:50, ndërsa burri i lartpërmendur është nisur për në Serbi nëpër rrugë ilegale, thonë në Policinë e Kosovës, transmeton Paparaci.
Ai ka vozitur veturën e tipit Voklswagen Golf karavan me ngjyrë të bardhë, e regjistrua me tabela serbe.

Ai është arrestua në afërsi të Jarinjit me mitraloz në bagazhin e tij, duke u nisur për në Serbi.
Atë e kanë ndaluar pranë fshatit Sharpel dhe, pasi ishte nisur me rrugë alternativa iu kontrollua vetura.
“Gjatë kontrollit së automjetit, më saktësisht në bagazhin e automjetit, tek i dyshuari është gjetur një armë automatike (mitraloz)”, saktëson Policia.
Arma është konfiskuar menjëherë dhe ndaj M.J. Ka nisur procedimi për “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, por edhe për “kalim të paautorizuar të vijës kufitare”./Paparaci
