Të fundit

Konjufca komenton deklaratën e Hovenierit për “kryetarët teknikë të veriut”

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur para gazetarëve.

Një nga temat ishte edhe zgjedhja e kryetarëve të katër komunave në Veri.

Ai u pyet për deklaratën e ambasadorit Hovenier se kryetarët në Veri duhet të kenë “rol teknik e jo politik”.

Konjufca tha se roli i kryetarëve të komunave është i përcaktuar me Kushtetutë.

“Rolet e kryetarëve të komunave janë të përcaktuara me Kushtetutë dhe përgjegjësitë e tyre. Unë mendoj që ata nuk duhet të kenë as më pak, as më shumë. Më pak do të ishte e paligjshme dhe do të ishte kompromis me kornizën tonë kushtetuese, me të cilën ne funksionojmë. E më shumë do të ishte grabitje e kompetencave, pra ne jemi shtet demokratik dhe po pretendojmë me funksionu me kushtetutë, rregulla e ligje më të cilat është pajtuar shoqëria. Ndoshta ambasadori dhe të tjerët kanë mendu që mund të jetë problematike më ushtru funksionin me kompetenca të plota. Mirëpo ne do të bëjmë çmos që ta kuptojnë të gjithë se po jetojmë në një shtet demokratik”, tha Konjufca.

“Ftesa ishte shumë gjatë e hapur për Listën Serbe dhe për partitë serbe për të marrë pjesë në zgjedhje. Tash këtu nëse ka naj projekt alternativ tjetër për me sfidu Kosovën, le të na tregojnë, por nëse është për me marr pjesë në zgjedhje dhe për t’i qeverisur institucionet e Kosovës, ajo në Kosovë mund të ndodh vetëm në një mënyrë, kur qytetarët të votojnë në mënyrë demokratike, jo me dhunë, jo me struktura paralele, jo me komanda dhe dirigjime nga Beogradi”, u shpreh Konjufca.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci