Të fundit

India dhe Australia me marrëveshje për migracionin

India dhe Australia kanë njoftuar një marrëveshje të re për migracionin pasi synojnë të forcojnë bashkëpunimin e tyre ekonomik.

Njoftimi erdhi pasi kryeministri indian Narendra Modi u takua me homologun e tij, Anthony Albanese në Sidnei të mërkurën.

Marrëveshja synon “të promovojë lëvizshmërinë e dyanshme të studentëve, të diplomuarve, studiuesve akademikë dhe njerëzve të biznesit”.

Ata diskutuan gjithashtu sigurinë rajonale mes tensioneve në rritje në rajon.

India dhe Australia janë pjesë e grupit katër anëtarësh Quad, i cili përfshin gjithashtu Japoninë dhe SHBA-në.

Një takim i planifikuar i grupit në Sydney u anulua javën e kaluar, pasi presidenti i ShBA-së, Joe Biden, duhej të kthehej në Uashington për bisedimet për tavanin e borxhit.

Modi, megjithatë, vazhdoi vizitën e tij të planifikuar në Sidnei pas pjesëmarrjes në samitin e G7-ës në Japoni, shkruan BBC.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci