Kim Kardashian ka shpërthyer në lot teksa kritikon ‘deklaratat dhe gënjeshtrat e një pas njëshme’ të ish-bashkëshortit të saj Kanye West në media.
“Ka pasur shumë gjëra me Kanye tani dhe gjërat po ndodhin në media, emisione radiofonike dhe intervista,” i tha një Kim e përlotur teksa fliste me të ëmën Kris Jenner, gjatë premierës së sezonit 3 të “Kardashian”, duke shtuar se ajo e kaloi mëngjesin “duke kaluar një sulm paniku”.
Themeluesja e Skims tregonte se sa e rraskapitur është nga detyrimi për të “heshtur” pasi reperi antisemitik tregon “gënjeshtra” për familjen e tyre.

“Edhe për shkak të gjithë çmendurisë së gjithçkaje që Kanye thotë për ne unë nuk komentoj kurrë”, tha ajo. “Unë kurrë nuk postoj, sikur ai ka krijuar tregimin më të çmendur për ty dhe kasetën me videon e seksit”.
Skena duket se është filmuar rreth kohës kur 45 vjeçari, postonte mesazhet e tij në Instagram me Kimin. Në rrëfimin e saj, megjithatë, Kim shpjegoi se ajo është më “zemërthyer” për mamanë e saj sepse ajo duhet “të merret me kaq shumë gjëra” siç është përhapja e thashethemeve të rreme se ajo ka fjetur me reperin Drake dhe sulmet e ish-dhëndrit të saj.
“Ne qëndrojmë të heshtur,” vazhdon Kim. “Ne qëndrojmë të heshtur ndaj të gjitha gënjeshtrave, të gjitha gjërave”.

Eshe pse çifti së bashku për tetë vjet, ylli tha se e shikon reperin me “përbuzje” dhe se sulmet dhe komentet e tij do te jenë më të rënda sesa kaseta e saj e seksit.
“Të gjitha sharjet e tij, nuk e di si t’i quaj, do të jenë shumë më të dëmshme për fëmijët një ditë sesa do të jetë ndonjëherë kaseta ime,” i tha Kim mamasë së saj ndërsa ajo qante, “Dhe unë. duhet të ulem këtu dhe të mos them asgjë, sepse e di që një ditë fëmijët e mi do ta vlerësojnë atë.”
Ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” shpjegoi se reperi i “All of the Lights” e sheh veten si “mbrojtësi i përjetshëm” i saj, gjë që e la atë të lënduar dhe konfuze sepse Ëest po e lëndon atë “më së shumti”.
Kim flet gjithashtu dhe për përhapjen e një thashetheme se Drake ishte lidhur me Kris.

“Unë jam shumë e rraskapitur,” vazhdoi ajo. “Dua ta humbas vetëm një herë. Dua të kem një ditë të keqe dhe nuk mundem. Unë as nuk mund të stërmundohem dhe të kaloj një ditë të keqe, sepse askush nuk i ka gjërat në rregull.
“Nuk dua të jem pjesë e kësaj narrative,” shtoi ajo. “Unë jam e mbërthyer me këtë për pjesën tjetër të jetës sime”.
