Të fundit

Kryeministri Kurti iu ikë ballafaqimit me medie, fillon vetë të pyes dhe vetë të përgjigjet

Kryeministri Kurti, që sa ishte në opozitë premtonte transparencë, vazhdon t’i ikë ballafaqimit të drejtpërdrejtë me gazetarët në studio televizive.

Rastet kur ai është shfaqur në ndonjë intervistë janë të rralla në këta muaj prej kur u bë kryeministër i Kosovës. Ndryshe nga paraardhësit e tij, apo nga homologët e tij në rajon, në këto intervista, ai nuk ka pranuar që në studio të debatohet me gazetarë dhe opinionistë.

Së fundmi, Kurti ka gjetur një metodë të re vetëm për të që të komunikojë me qytetarët. Kjo është një metodë e re komunikimi vetëm për të, sepse ajo është më shumë një metodë e institucioneve burokratike, raporton Paparaci.

Kurti është munduar të përgjigjet në 8 pyetje që vet i ka parashtruar. Ai i ka emërtuar ato si pyetjet më të shpeshta, por nuk ka treguar se kush i ka bërë aq shpesh ato pyetje. Ai nuk ka treguar nëse ato pyetje vijnë nga gazetarët, të cilëve ka kohë që iu ikë.

Ky është postimi i z. Kurti:

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci