Të fundit

Rama flet pas takimit me Vuçiqin: Duhet t’i jepet fund absurdit kërcënues

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar pas takimit të zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë Samitit të Komuniteteit Evropian, i cili po mbahet në Moldavi.

Rama me anë të një postimi në Facebook ka publikuar pamjet nga takimi. Thotë se konflikti në veriun e Kosovës duhet të zgjidhet në bashkëpunim me botën demokratike.

Po ashtu, ai deklaroi se duhet t’i jepet fund absurdit kërcënues dhe të shkohet drejt marrëveshjes finale mes Kosovë dhe Serbisë.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkroi ai. 

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci