Të fundit

Ferizaj ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Andrej Panadiq

Klubi i Futbollit, Ferizaj ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin kroat, Andrej Panadiq dhe zëvendësin e tij, Nikola Boroe.

Panadiq ishte në krye të shtabit teknik tash e 7 muaj, ku në sezonin pranveror nën drejtimin e tij, skuadra arriti të mbledhë 28 pikë.

“Andrej ishte fjalë pak e punë shumë. Një mentalitet i futbollit kroat, bazuar në kërkesën kryesore të tij, përgjegjësi nga secili lojtarë në fushën e lojës. E mori ekipin në një gjendje të vështirë, kur pak kush mund të besonte se do ta kapnim barazhin. Pavarësisht që misioni nuk përfundoi me sukses, Andrej Panadiç do mbetet pjesë e rëndësishme e historikut të klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ferizaj e falënderoi trajnerin Panadiq, për angazhimin, duke i dëshiruar shumë shëndet e suksese në rrugëtimin profesional.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci