Të fundit

Kërkohet nga Real Madridi, Tottenhami merr vendimin për Kane

Siç bëhet e ditur nga “90 min”, Tottenhami ia ka komunikuar Harry Kane vendimin që nuk do të lejojë largimin e yllit anglez këtë verë.

Kontrata aktuale e Kane me Tottenhamin skadon në fundin e sezonit 2023/24, dhe të dy palët nuk janë afër që të arrijnë akordin për një marrëveshje të re.

Kane është nën radarin e shumë gjigantëve evropianë, ku në muajt e fundit interesim serioz kanë shprehur Bayern Munichu, Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Ndërkohë, Real Madridi është gati që të bëjë një ofertë drejt Tottenhamit për Kane, pas largimit befasues të Karim Benzemas drejt Al Ittihad.

“90min” më parë kishte raportuar se Kane nuk do të lejohet të largohet këtë verë nga Tottenhami, dhe tani bëhet e ditur se klubi londinez ia ka komunikuar vendimin Kane.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci