Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka shuar zërat për një kthim të mundshëm të sulmuesit brazilian, Neymar te skuadra e Barcelonës.
Xavi ka thënë se Neymar nuk është pjesë e planeve të klubit.
“Jam i befasuar… ai nuk është në planin tonë. Më pëlqen shumë Neymar si mik, por ne kemi prioritete të ndryshme”, ka deklaruar tekniku spanjoll.
31-vjeçari ka kontratë me skuadrën e Paris Saint-Germain edhe për dy vite, por parisienët parapëlqejnë ta largojnë atë për shkak se nuk janë të kënaqur me shërbimet e tij.
