Haki Abazi është rikthyer në seancën e Kuvendit të Kosovës, dy javë pasi paralajmëroi “grevë” parlamentare dhe nuk mori pjesë në seancat e fundit.
Abazi, sot është parë në sallën e Kuvendit të Kosovës, raporton Paparaci.
Ish-zëvendëskryeministri, i cili u hidhërua me zyrtarët e partisë lidhur me disa çështje të cilat nuk i bëri publike, është shfaqur duke biseduar me deputetin Avni Dehari para fillimit të seancës së sotme plenare të kuvendit.

Më 24 nëntor, Abazi njoftoi se do të sabotojë seancat e kuvendit derisa të “adresohen çështjet e ngritura” tek lidershipi i Lëvizjes Vetëvendosje.
Nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë sqaruar ende çështjet e ngritura nga Abazi. /Paparaci.com
