Të fundit

Pacolli: Nismëtarët e idesë së mbylljes së një mediumi duhet të përgjigjen moralisht dhe ligjërisht

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Klan Kosova dhe të gjitha mediat e tjera në vend nuk duhet të shqetësohen kurrë se një ditë dikush do të zgjohet dhe do t’i mbyllë.

“Ne mbrojmë median tonë, lirinë tonë. Askush nuk është perfekt, të gjithë mund të gabojnë dhe ka dënime për gabime, por ato nuk mund të mbyllen. Unë pres një zgjidhje pozitive dhe se një kërcënim i tillë nuk do të ndodhë më kurrë në një Kosovë demokratike”, ka shkruar Pacolli.

“Shpresoj që nismëtarët e idesë së mbylljes së një mediumi të provuar do të përgjigjen moralisht dhe ligjërisht”.

Deputeti Pacolli ka vazhduar duke thënë se problemi në Kosovë nuk është media, por papjekuria e qeverisë aktuale.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci