Drejtoresha e grupit medial “KOHA”, Flaka Surroi ka thënë se institucionet nuk duhet të marrin asnjë vendim ekzekutiv lidhur me Klan Kosovën, derisa nuk përfundon çështja administrative në ARBK.
Në një reagim në Facebook, Surroi ka deklaruar se KPM-ja nuk duhet të marrë asnjë vendim sot për Klan Kosovën.
Sipas Surroit, Komisioni i Pavarur i Mediave e ka keqmenaxhuar çështjen e pronësisë së mediave.
“Komisioni i Pavarur i Mediave sot ballafaqohet me një problem të madh, të cilin me vite e ka keqmenaxhuar – çështjen e pronësisë së mediumeve të licencuara”, ka thënë Surroi.
“Asnjë vendim ekzekutiv NUK duhet të merret sot në lidhje me Klan Kosovën, përderisa nuk përfundon, në formë të plotfuqishme, çështja administrative në ARBK”, ka deklaruar ai.
