Të fundit

Gjilani mbetet pa trajner, Ramadani largohet para Evropës

Zekirja Ramadani nuk do të jetë më trajner i Gjilanit.

Gjilani ka njoftuar sot se ka mbyllur në mënyrë të dyanshme bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Zekirija Ramadani.

Ramadani ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite dhe pas marrëveshjes me klubin gjilanas është larguar nga detyra disa ditë para nisjes së aventurës së Gjilanit në Evropë këtë edicion.

Klubi e ka marrë në konsideratë kërkesën e Ramadanit dhe ka vendosur që të ndalojë marrëdhënien kontraktuake të punës, e cila ishte e nënshkruar vitin e kaluar.

Ramadani drejtoi klubin në 44 ndeshje zyrtare, duke përfshirë edhe garat evropiane në edicionin e kaluar për të regjistruar 19 fitore, 15 barazime dhe 10 disfata.

Klubi e falenderon Ramadanin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij sportive.

Ekipi do të drejtohet nga trajneri Alban Hyseni deri në marrjen e një vendimi të ardhshëm.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci