Të fundit

Bebe Rexha tregon gjendjen e syrit të saj, pas sulmit në koncert

Pesë ditë më parë, Bebe Rexha u sulmua teksa po përformonte në një koncert në ShBA.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ishte duke kënduar në momenitn kur dikush nga publiku e goditi me telefon në fytyrë.

Bebe pësoi lëndime në syrin e saj, të cilin është dashur edhe ta qepë.

Sot ajo u pyet nga fansat se si e ka gjendjen e syrit.

Në fotografinë me të cilën u ka kthyer përgjigje vërehet se nxirja i është shpërndarë përreth syrit.

Megjithatë, Bebe e ka marrë me sportivitet dhe po shpërndan pozitivitet te fansat, pavarësisht incidentit.

Ajo nuk e ka anuluar e as shtyer asnjë koncert, ani pse u lëndua rëndë nga ky sulm.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci