Policia e Kosovës ka arrestuar në Vushtrri një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.
I arrestuari dyshohet se ka kërcënuar një person të gjinisë mashkullore përmes rrjetit social “Facebook”.
Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur rreth orës 02:10 pas mesnatës së 6 dhjetorit.
“Vushtrri 06.12.2021 – 02:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjetit social-facebook ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
